E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Sport

Bulku: Tani do shihni Kukësin e vërtetë, Skënderbeu dorëzim pa kushte

Sokol Bulku është i bindur se Kukësi në mënyrë të vecante por edhe Teuta janë rivalë serioze të Partizanit në garën për titullin  kampion.

 

Deklaratat trajneri dhe ish lojtari i Tiranës i bëri në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus duke kundërshtuar edhe qëndrimet e kolegut të tij Patushi i cili nuk ishte dakort me strategjine e Kukësit dhe Gjicit në merkato.

 

Reklamë

“Kukësi është në garë për titullin. Gjici po bëhet president i vjeter në futbollin shqiptar dhe është i suksesshëm. Në janar ai mori dy më të mirët lojtarë të kampionatit shqiptar, pak a shumë sic bënte El Sayed dikur tek Tirana. Por përshtatja në janar do pak kohë. Unë mendoj se Kukësin e vërtete do ta shihni nga tani e tutje”.

 

Sokol Bulku mendon të kundërtën për Skenderbeun.

 

“Skenderbeun unë do ta quaja një dorëzim pa kushte. Ishte klubi për tu patur zili në këto vite duke bërë një paraqitje fantastike në Europe, por gjendja ku ndodhet sot realisht është një këmbanë alarmi edhe për ekipet e tjera të superiores”.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë