Subscribe

Sektori i bujqësisë edhe pse jetik për ekonominë, nuk po merr vëmendjen e duhur nga bankat për kreditim. Vetëm 1.6% e kredisë së dhënë ka shkuar për këtë degë, vitin që lamë pas. Shqetësimi është ngritur nga drejtorja e Agjencisë për zhvillimin bujqësor, Frida Krifca, e cila ka një propozim konkret për bankat.

 

“Nga 223 kontrata që ne si AZHBR kemi me fermerët për të marrë mbështetje, 20% prej tyre ankohen se nuk gjejnë financimin e duhur, apo sorollaten me muaj të tërë në banka. Do t’ju thoja që kontrata që këta fermerë kanë me ne, të shërbejë si një kolateral për bankat në mënyrë që t’i financojë”, tha Krifca

 

Për biznesin, bankat duan të operojnë në një terren të sigurt, duke financuar ato sektorë që janë më fitimprurëse, por ndërkohë bujqësia përbën mbi 50% të punësimit në vend dhe jep mbi 20 % të prodhimit të brendshëm bruto.

 

Gjatë forumit “Aksesi në financë i biznesit vendas” ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj nënvizoi skemat që aplikon qeveria, si mundësi për të lehtësuar riskun e bankave.

 

Bankat kanë vlerësuar bujqësinë si një sektor me risk, për shkak se fermerëve u mungon kolaterali, pra garancia që ata do të duhet të japin për të marrë një kredi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *