E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Buffon i jep lamtumirën Juventusit, por jo futbollit të luajtur

Juventus dhe Buffon në fund të sezonit do të jenë zyrtarisht të divorcuar.

Legjenda e portës bardhezi por edhe e futbollit Italian konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Reklamë

Megjithatë ai nuk konfirmoi nëse ky është fundi i aventurës së tij si futbollist profesionist pasi la të kuptohet se nëse do të ketë një ofertë stimuluese gjetke mund të provojë të luajë sërish.

Buffon, 43 vjec dhe 19 sezone të luajtura për Juventusin tha se ka dhënë gjithcka për këtë klub, ku ai fitoi gjithcka në Itali por ikën me pengun që nuk mundi dot të marrë një Champions League.

Ai është lojtari memë shumë ndeshja të luajtura në Seria A ( 656) dhe lojtari i dytë me më shumë ndeshje të luajtura për Juventus, pas krahëve të Del Piero ( 683 ndeshje).

Në sezonine fundit ai ka luajtur vetëm 12 takime në mesin e të gjitha kompeticioneve.

Në karrierën e tij, Buffon luajti në fillim me Parmën ku nisi të shkelqeje dhe në fund të karrierës luajti vetëm një sezon tek PSG për tu rikthyer sërish tek Juventus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë