E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Brunilda u qëllua 6-7 herë me thikë poshtë shtëpisë, djali i vogël dëgjoi britmat e nënës

Detaje të dhimbshme janë bërë publike nga vrasja me thikë e një gruaje shqiptarë në Vittoria, zonë e Raguses në Itali.

Brunilda Halla sapo kishte dalë nga shtëpia duke u përshendetur me djalin 14-vjec që kishte dal në ballkon.

Mirëpo vetëm pak sekonda më vonë  shqiptares, i është afruar një 28-vjecar italian.

Ai e ka qëlluar 37-vjecaren disa here me thike duke I shkaktuar plage të rënda, të coilat sollën edhe vdekjen.

Reklamë

Më e tmerrshmja është se djali 14-vjec që ndodhej në ballkon ka dëgjuar britmat dhe më pas ka parë që viktime e ngjarjes se rëndë ishte nëna e tij, Bruna.

Autori I dyshuar, u kap 4 orë më vonë tek shtëpia e prinderve të tij.

Ai dyshohet se ka probleme mendore pasi që në 2016 është trajtuar në spital për probleme të tilla.

Përzgjedhja e Brunës si viktimë dyshohet se ka qënë thjeshtë rastësore.

Brunilda Halla punonte si pastruese në disa shtëpi në Ragusa. Ajo kishte dy femijë, një vajze 17 vjece dhe djalin 14 vjec.

Vazhdo të lexosh

Reklamë