E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Brukseli, zhgënjim nga AstraZeneca/ Presidentja e KE: Këtë verë duhet vaksinuar 70% e popullsisë

Menaxhimi i pandemisë dhe përshpejtimi i fushatës së vaksinimit në të gjitha vendet anëtare, ishte në fokus të samitit virtual mes liderve të BE. Presidentja e Komisionit, Ursula Von Der Leyen shprehu zhgënjimin ndaj kompanisë anglo-suedeze, Astrazeneca për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale ndërsa lajmëroi shtrëngimin e rregullave të eksportit në bazë të reciprocitetit.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KE

Reklamë

 “Gjendemi në fillimin e valës së tretë në Europë dhe në shumë vende anëtare të unionit infeksionet janë në rritje përsëri, më së shumti për shkak të varianteve të reja. Prandaj është e domosdoshme që të përshpejtohet fushata e imunizimit, këtë verë duhet të jetë vaksinuar 70% e popullsisë së rritur në BE. Prandaj kompanitë duhet të bëjnë pjesën e tyre në bazë të kontratës. Ne duhet dhe duam t’u shpjegojmë qytetarëve tanë evropianë se ata do të marrin pjesën që u takon.”

 

Von der Leyen paralajmëroi se eksportet e vaksinave nga Astrazeneca, do të bllokohen derisa ajo të dorëzojë 300 milionë dozat që i detyrohet  vendeve të BE-së deri në fund të qershorit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se unioni jo vetëm që furnizon veten, por eksporton edhe në botë, ndryshe nga SHBA dhe Britania e Madhe. Deri tani rreth 4.1 për qind e popullsisë së bllokut prej 450 milionësh banorësh, janë vaksinuar plotësisht me dy doza.

Në samitin virtual të BE-së, liderët gjithashtu ranë dakord që deri në verë të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin e cila do të njihet në të gjithë unionin, si dhe duhet të dokumentojë vaksinimet, rezultatet e testeve të licencuara dhe informacionet për shërimin nga infeksioni.

 

Më shumë video

Reklamë