E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Brukseli përshëndet votën pro referendumit në Maqedoni

Referendumi i 30 shtatorit cilësohej si një ditë historike për Maqedoninë pasi në bazë të marrëveshjes së Prespës, me ndryshimin e emrit, vendit fqinj do t’i hapej rruga për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

 

Megjithëse nuk u arrit pjesëmarrja shtetet e bashkuara përshëndeten rezultatin dhe i bën thirrje liderëve politike të shfrytëzojnë çdo mundësi.

 

Reklamë

“SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet. Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore”.

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten të hapura për Maqedoninë.

 

Në një njpostim në twitter ai mirëpriti “votën pro, në referendumin në Maqedoni, dhe u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve e partive politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi.

 

Eurokomisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përgëzoi qytetarët duke thënë se vota pro do të thotë përkrahje e gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit”.

 

Kryeministri Zaev zhvilloi edhe një bisedë me telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras. Ky i fundit e inkurajoi për te vazhduar përpjekjet në kuvend, duke I garantuar mbështetjen e Greqisë se marrëveshja e Prespës nuk do rrezikohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë