E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Brukseli, në flakë për 23-vjeçarin/ Protestuesit djegin stacionin e policisë

Qindra protestues u mblodhën të mërkurën në stacionin policor të Brukselit, pas vdekjes së 23-vjeçarit me origjinë afrikane, Ibrahim Barrie, i cili vdiq rreth një orë pasi u arrestua fundjavën e kaluar.

Protestuesit i vunë flakën hyrjes së një stacioni policie dhe një automjeti policie.

Ata thyen xhamat e makinave dhe dyqanet në rrugët përreth. Po ashtu, ata qëlluan me gurë automjetin e Mbretit Filipi. Makina u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse monarku ishte në automjet në atë kohë.

Disa protestues u plagosën gjatë ndërhyrjes së policisë. Ata u dërguan në spital. Ndërkohë, disa të tjerë u ndaluan.

Reklamë

Policia arrestoi 23-vjeçarin me arsyetimin se theu masat e marra në luftën kundër koronavirusit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë