E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bruksel, Mogherini takim lamtumire me liderët e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, këtë të martë do të presë në Bruksel në një takim lamtumire të gjithë krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

 

Në këtë takim pritet që të diskytohet në lidhje me  zhvillimet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Mogherinit.

 

Ndërkohë në takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë