Armando Broja vazhdon të tregojë një formë fantastike në kampionatin anglez.

 

Sulmuesi kuqezi luajti titullar  dhe ishte protagonist në fitoren 3 me 2 të Sauthempton në transferte kundër Uest Ham. Kulmin e paraqitjes ai e pati në minutën e 61 kur pas një shperthimi të bukur e detyroi kundrështarin të shkaktonte penallti e cila u kthye ne gol nga kapiteni Uord-Prous.

 

Ndërkohë Manchester City vazhdon të ece me ritëm të lartë në kampionatin anglez. “Qytetarët” mundën 6 me 3 Leicester në javën e 19 të kampionatit, një ditë pas Krishtjendjes, në atë që njihet ndryshe kalendari i “Boxing Day”.

 

Skuadra e Guardioles I coi shifrat deri ne 4 me 0 në fundin e pjesës së parë duke ofruar një spektakel të permasave të mëdha. Kevin de Brojnëe, Mahrez, Gyndoan dhe Sterling ishin autore të golave. Mirëpo vendasit patën një shthyrje të cuditshme në fillimin e pjesës së dytë kur për 10 minuta pësuan 3 gola me anë të Madison, Lukman dhe Ihenaco.

 

Mirëpo vetëm 4 minuta pas pësimit të golit të trete, Manchester City zgjohet dhe I con shifrat ne 5 me 3 duke rikthyer qetësinë tek Guardiola I cili në fund shijoi edhe golin e 6 shënuar nga Sterling. Nisur nga shtyrja e ndeshjes se Liverpool,  tanime “Qytetaret” janë 48 pikë, 7 më shumë sesa skudra e Klop.

 

Dy ekipet londinezet Arsenal dhe Totenham gjithashtu fituan .

 

Topcinjte munden 5 me 0 në transferte Noruic ku protagonist ishte Saka me dy gola duke mbajtur pozitat komode të vendit të 4 dhe me diference 6 pikë nga Tottenham. Këta të fundit mundën 3 me 0 Kristal Palas, me gola të Kane, Moura dhe Son.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *