E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Broja mbetet në “ajër”, çfarë paralajmëroi gazetari i njohur sportiv

Armando Broja ende nuk ka një skuadër, pasi Ipsuiç u tërhoq nga oferta e bërë për shkak të kushteve të vendosura nga Çelsi, e cila e detyronte që ta blinte 30 milionë euro pas një viti huazim.

Gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano shkruan në rrjetet sociale se nuk ka më asnjë kontakt mes Ipsuiç dhe Brojës, kështu që sulmuesi kuqezi është rikthyer te Çelsi, çka e vështirëson edhe më shumë të ardhmen e futbollisit.

Reklamë


Trajneri i bluve të Londrës Enzo Mareska, e ka bërë të qartë që nuk e do Brojën në skuadër, pasi nuk është në planet e tij.

Kujtojmë që për Armando Brojën pati një inters të madh nga klubet italiane të Milanit dhe Juventusit, por edhe në Bundesligë nga Shtutgart dhe Dortmund, por problem për transferimin e tij u bë gjithmonë kërkesa e lartë e Çelsit, pasi kërkonin 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.

Tashmë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Brojës./Vizionplus.tv/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë