E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Brnabiç përplaset me Kurtin: Vizita në Mitrovicë, provokim

Një ditë më parë kreu i Vetëvendosojes, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani zhvilluan një takim në Mitrovicën e Veriut, ku u përballën me një grup të pakicës serbe. Por kryeministrja serbe e ka quajtur këtë vizitë një provokim.

 

ANA BRNABIC

KRYEMINISTRJA E SERBISË

Reklamë

“Ata jetojnë në një atmosferë provokimesh të vazhdueshme. Provokimet po vijnë vazhdimisht nga Prishtina, në vend se të shihet mënyra se si të ndihmohen njerëzit që jetojnë në territorin e Kosovës. Protestuesit patën një reagim të matur, mbajtën gjakftohtësinë e tyre dhe treguan dinjitet.”

 

Vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë shkaktoi reagimin edhe të kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se disa çështje të rëndësishme nuk duhen përzier me politikën.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë