E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Vendi

Britanikët “dynden” në parqe/ Johnson: Mos hidhni poshtë përpjekjet e bëra deri tani

Duke përfituar nga moti i favorshëm, britanikët “mbushën” parqet këtë fundjavë. Ata shijuan rrezet e diellit dhe mundësinë e rikthyer për t’u takuar me më shumë se gjashtë persona ose me dy familje në ambientet e jashtme.

 

Në kuadër të lehtësimit të masave, u lejua edhe që aktivitetet sportive në natyrë të zhvillohen duke respektuar distancën sociale. Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje britanikëve për vetëpërmbajtje dhe të vijojnë të zbatojnë masat.

 

Reklamë

“Pavarësisht lehtësimit aktual të masave, të gjithë duhet të vazhdojnë të lajnë duart, fytyrën, të mos harrojnë distancën sociale dhe të vaksinohen kur të vijë momenti. Nuk duhen hedhur poshtë përpjekjet e bëra deri tani”, u shpreh Boris Johnson.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë