Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore janë garanci...

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit! Pse SHBA-të...

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima...

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës rritet...

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali,...

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

23 Korrik 16:45

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra personave, grupeve dhe furnizuesve nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Kina, të cilët akuzohet se kanë ndihmuar migrantët që të kalojnë Kanalin e La Manshit. Në mesin e të sanksionuarve është edhe një shqiptar.

Njoftimi për vendosjen e sanksioneve vjen në një kohë kur Qeveria britanike po përballet me presion politik për të ndalur valën arritjeve në shifra rekorde të migrantëve, të cilët po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga veriu i Francës.

Kush u sanksionua nga Ballkani?

Kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar përdor regjimin e ri të sanksioneve për migrimin e paligjshëm global.

Në total, 20 individë dhe katër banda u sanksionuan – dy grupe nga Ballkani dhe dy me origjinë nga Afrika e Veriut që operonin në Ballkan, si dhe kompania kineze, Weihai Yamar Outdoor Product Co.

Në mesin e të sanksionuarve është shqiptari Bledar Lala. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, ai kontrollon “operacionet belge” të një grupi të organizuar kriminal që është i përfshirë në kalimet e paligjshme.

Po ashtu është sanksionuar banda Kavaç, një grup i krimit të organizuar nga Ballkani, që njihet për përdorimin e pasaportave false për të kontrabanuar anëtarët e tij nga Ballkani në Turqi.

Po ashtu, banda Shkalari, një grup i krimit të organizuar në Mal të Zi që kontrabandën kriminelë mes Ballkanit dhe Turqisë është në listën e sanksioneve.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka shënjestruar Alen Basil, ish-përkthyes policor, i cili akuzohet se aktualisht drejton një rrjet të madh të trafikimit të migrantëve në Serbi, duke “terrorizuar refugjatët me ndihmën e policëve të korruptuar”.

Po ashtu, sanksione janë vendosur ndaj Mohammed Tetwani, të cilin autoritetet britanike e përshkruajnë si “mbret të Horgoshit”, për shkak të mënyrës brutale me të cilën, sipas Londrës, menaxhon një kamp migrantësh në qytetin serb Horgosh.

Personat e sanksionuar dhe entitetet përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalesë të udhëtimeve, tha Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, e quajti këtë “një moment historik të punës së Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar sa i përket migrimit”, që tha se po prek Mbretëinë e Bashkuar.

Pothuajse 24.000 migrantë kanë kaluar Kanalin e La Manshit deri më tani më 2025, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Britania Shqiptar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku transferohet në paraburgimin e Peqinit

më shumë...

I riu pëson atak kardiak në paraburgimin e Vlorës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

më shumë...

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

më shumë...

E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon me sëpatë fëmijët në park

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, Uljan...

10:41

I riu pëson atak kardiak në paraburgimin...

10:39

Përkeqësohet më shumë situata nga zjarri, flakët...

10:31

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

10:29

E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon...

10:18

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën...

10:11

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore...

10:06

Përkeqësohet zjarri në Shkopet, rrezikohen të digjen...

9:46

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit!...

9:26

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros,...

9:23

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

9:23

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e...

9:05

Zjarri në grykën e Shkopetit merr përmasa...

8:54

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i...

8:20

Kushte atmosferike të qendrueshme dhe reshje në...

8:18

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s...

8:16

Rrezikonin të mbyteshin në det, policia kufitare...

8:03

Horoskopi 31 gusht 2026, zbuloni parashikimin e...

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.