E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania: Putin synon pushtimin e gjithë Ukrainës, por s’ka arritur asnjë objektiv kryesor

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, Rusia nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj kryesorë në 24 orët e para të pushtimit të Ukrainës.

 

Synimi i Moskës, tha Wallace, është “të pushtojë të gjithë Ukrainën”, por, sipas tij, Rusia ndodhet “prapa planit të saj” në aksionin ushtarak kundër fqinjit.

 

“Vlerësimi ynë që nga mëngjesi i sotëm është se Rusia nuk ka marrë asnjë nga objektivat e saj madhore. Ushtria ruse ka dështuar të përmbushë në ditën e parë objektivin e saj kryesor.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë