Mbretëria e Bashkuar mbetet e gatshme të sulmojë sërish rebelët Houthi në Jemen, nëse këta të fundit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve ushtarake dhe tregtare në Detin e Kuq.  , paralajmëroi sot Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

“Ne kemi dërguar një mesazh të qartë: veprimet e Houthis janë të dënueshme dhe ne jemi të vendosur t’u japim fund atyre. Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe mbi të gjitha jemi të gatshëm që fjalët tona t’i vëmë në veprim”, paralajmëroi Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i diplomacisë nënvizoi se mbajtja e hapur e rrugëve detare është një interes kombëtar jetik, pasi ekziston rreziku që çmimet të rriten në Britani dhe në mbarë botën.

Ky reagim pason deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden, i cili paralajmëroi se nuk do të hezitonte të urdhëronte masa të mëtejshme nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur tregtinë ndërkombëtare.

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdon në Rripin e Gazës, tensionet janë rritur muajt e fundit në Detin e Kuq me sulmet Houthi që synojnë trafikun detar në solidaritet me palestinezët.

Të premten herët në mëngjes, sulmet ajrore amerikane dhe britanike shënjestruan instalimet ushtarake të rebelëve të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë zona të mëdha të Jemenit, duke rindezur frikën për një përshkallëzim rajonal të konfliktit në Gaza./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *