Britania e Madhe është e vendosur per te mos paguar faturën prej 100 miliardë eurosh te kërkuar nga Bashkimi Europian per largimin e saj. Sekretari britanik për çështjen “Brexit”, David Davis, u shpreh per emisionin “Good Morning Britain” se vendi i tij do te paguaje ate çfarë është e ligjshme dhe nuk eshte e gatshme te plotësoje dëshirat e BE-se.

 

Sipas Devis, Britania i ka vezhguar me shume rigorozitet dhe seriozitet te drejtat dhe detyrimet e saj ne BE, duke mos hasur ne asnjë rast nje shifër te tille. Sipas tij, BE po luan shume ashpër me shifrat. Pritet qe kryenegociatori i BE-se Mishel Barnier, te paraqesë nje plan me udhëzime per negociatat, edhe pse procesi per momentin mbetet i pezulluar per shkak se blloku po pret krijimin e qeverise se re britanike qe do te dale nga zgjedhjet e 8 qershorit.

 

Megjithate, sipas mediave, duket se si BE, ashtu dhe Britania do ta shmangin gjate hapave te pare te negociatave çështjen e faturës financiare te Brexit, pasi pritet qe ajo te jete nje nga fushat me te vështira dhe me te ndjeshme te gjithë procesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *