E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania në udhëkryq, Johnson kërkon votimin e BREXIT në parlament

Mbretëria e bashkuar po përjeton një gjendje kaosi  të shkaktuar nga procedura e divorcit me BE.

 

Kryeministri Boris Johnson po kërkon me ngulm  votimin e marrëveshjes së re të dakordësuar pak ditë më parë me krerët e unionit.

 

Reklamë

Por ligjvënësit britanikë janë në pritje të një përgjigje nga Brukseli nëse do ta miratojnë apo jo shtyrjen e procesit nëse marrëveshja nuk merr shumicën e votave në parlament.

 

Sinjalet, megjithatë, nuk janë pozitive. Ministrja e Francës për cështjet europiane, Amélie de Montchalin deklaroi se BE nuk mund të paralizohet nga pasiguria në lidhje me Brexit.

 

Ajo vuri në dukje se statusi aktual është edhe më i paqartë sesa skenari i mosmarrëveshjeve, i cili, sipas saj,  paraqet rreziqe të shumta për bllokun.

 

Një skenar i mundshëm propozon referendum konfirmues për marrëveshjen e re por kryeministri Boris Johnson dhe mbështetësit e tij kundërshtojnë. Kreu i ekzekutivit kërkon që BREXIT të përfundojë njëherë e mirë më 31 tetor me ose pa marrëveshje.

 

Por mundësitë e largimit pa marrëevshje tashmë janë bllokuar pas votimit të një amendamenti që e ndalon nje hap te tille.

Vazhdo të lexosh

Reklamë