Britania kalon pikun e pandemisë, gati heqja e kufizimeve

Ndërsa vendet Europiane kanë nisur lehtësimin e masave, duket se edhe Britania e Madhe shumë shpejt do të konsiderojë heqjen e kufizimeve.
Kryeministri britanik Boris Johnson në konferencën e parë të përditshme për mediat që pas fitores me sëmundjen, tha se vendi e kaloi tashme pikun e infeksionit.
BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE“Për herë të parë, ne jemi duke kaluar pikun e kësaj sëmundje dhe jemi duke shënuar rënie të kurbës. Edhe ne tani mund të shohim rrezet e diellit përpara nesh. Por është me rëndësi që pikërisht tani të mos e humbasim kontrollin dhe të vijojmë me përgjegjësinë që kemi në këtë luftë”
Britania e Madhe, ndryshe nga vendet e tjera Europiane, nuk ka njoftuar lehtësimin e asnjë mase, sikundër po ndodh në Itali, Francë, Spanjë, Danimarke, Belgjikë, dhe vendet e tjera të kontinentit.
Vendi shënoi 674 viktima të tjera në 24 orët e fundit, ndërsa numri total i viktimave është rritur në 26 mijë, duke u kthyer në vendin e 3 në Botë më numrin më të lartë të viktimave nga Covid 19, Pas SHBA-ve dhe Italisë.
Por Johnson theksoi se ka arsye për optimizëm. Javën e ardhshme qeveria e tij duhet të publikojë planin për lehtësimin e masave, pas shqetësimit në masë dhe efekteve negative që kanë shkaktuar masat në ekonominë e vendit.
Situata nga Covid 19 ndërkohë vijon të mbetet kritike në vende të tjera të botës, në Turqi dhe Rusi, ku të dyja vendet nuk e kanë kaluar ende pikun me pandeminë.
Mediat ruse raportojnë se kryeministri Mikhail Mishustin është diagnostikuar me Covid-19. Ai ka njoftuar presidentin Vladimir Putin, ndërsa do të zëvendëskryeministri i parë Andrey Belousov.




