E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në Ukrainë.

 

Detajet e sakta të statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private.

 

Reklamë

Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve News Sky.

 

Në zhvillime të tjera mbi Grupin Wagner këtë mëngjes, Kremlini ka thënë se Andrei Troshev, një nga komandantët e tij dhe thuhet se kandidati i preferuar i Vladimir Putin për të udhëhequr grupin, tani po punon në mënyrë aktive për ministrinë e mbrojtjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë