E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania heq testimin e nxënësve për COVID: Nuk do të ketë penalizime

Testimi për Covid-19 dy herë në javë i nxënësve në Britaninë e Madhe nuk do të jetë i detyrueshëm për të shkuar në shkollë, tha ministri i arsimit Nick Gibb.

Nxënësit në të gjithë Anglinë do të rkthehen në shkollë në datën 8 Mars, prandaj autoritetet konfirmuan se nuk do të ketë asnjë rast ku mungesa e testimit do të shkaktojë pezullim nga shkolla.

Ministri i Arsimit gjithashtu konfirmoi që maskat nuk do të jenë të detyrueshme në shkolla . Duke pohuar se mësimi me maska është më sfidues, Gibb tha se edhe nxësnësit e shkollave të mesme nuk do detyrohen të mbajnë maskë. Por gjithsesi qeveria këshillon fuqimisht përdorimin e tyre.

Reagimi i ministrit vjen pas parlajmërimit te Shoqata Kombëtare e Fëmijëve të Shurdhër, se mbajtja e maskave mund të kishte një efekt shkatërrues te nxënësit me problem me dëgjimin.

Reklamë

Sakaq edhe një studim i kryer nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka konkluduar se maskat kanë një efekt mbrojtës të vogël, gati të papërfillshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë