Britania e Madhe nis heqjen e të gjitha masave anticovid.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Boris Johnson, i cili theksoi se kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk do të jenë më në zbatim nga java e ardhshme.

 

Mbajtja e detyrueshme e maskës në transportin publik, në ambientet e brendshme dhe ne shkolla si dhe certifikatat e vaksinave janë disa ndër masat që do të shfuqizohen.

 

BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER, BRITANI E MADHE

“Nga nesër nuk do të kërkojmë më maska në klasa dhe Departamenti i Arsimit do të heqë së shpejti udhëzimet kombëtare për përdorimin e tyre në zonat komunale. Në do të vazhdojmë të sugjerojmë përdorimin e mbulesës së fytyrës në hapësira të mbyllura ose të mbushura me njerëz, por ne do t’i besojmë gjykimit të popullit britanik duke mos ndëshkuar më me gjoba këdo që zgjedh të mos veshë një të tillë.”

 

Udhëzimi për të punuar nga shtëpia është hequr menjëherë që do të thotë që britanikët mund të kthehen në zyrë.

 

Ky vendim ka sjellë edhe reagime nga opozita e cila thekson se Johnson duhet të ketë në vemendje shendetin e qytetarëve edhe jo politikat e tij. Rregullat aktuale do të skadojnë më 26 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *