“Britania e Madhe rrezikon më shumë se 100 mijë viktima nëse lehtësohen masat”

Mbretëria e Bashkuar rrezikon të përballet me më shumë se 100 mijë viktima nga koronavirusi nëse qeveria vendos të lehtësojë masat dhe të fokusohet vetëm tek ata që janë më të rrezikuar nga infektimi.
Ky është paralajmërimi i një prej epidemiologëve më të njohur në vend, Neil Ferguson.
“Njerëzit më të rrezikuar janë në shtëpitë e të moshuarve ose kanë edhe probleme të tjera shëndetësore. Unë jam shumë skeptik që mund të arrijmë në nivelin e mbrojtjes, gjë që do ta bënte atë një strategji të vlefshme. Nëse thjesht arrini të mbroni 80 përqind të personave, ne projektojmë se do të kemi më shumë se 100,000 vdekje më vonë këtë vit”, tha ai, duke ju referuar këtu idesë për të lehtësuar masat për pjesën më të madhe të njerëzve.
Qeveria britanike po vihet nën presion që të lehtësojë masat, por kryeministri Boris Johnson tha këtë të hënë se është ende herët për të folur për këtë.




