E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Britania, apel njerëzve që të vijojnë të marrin vaksinën “AstraZeneca”

Rregullatori britanik i barnave po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht njoftimeve se shtatë persona në Britani kanë vdekur nga mpiksjet e rralla të gjakut pas marrjes së vaksinës.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor, tha se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkaktonte mpiksjen dhe se procesi për “vlerësimin rigoroz të saj” do të vazhdojë.

Megjithëse agjencia tha të premten vonë se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i mpiksjes së gjakut, ajo nuk dha ndonjë informacion për moshat ose gjendjen e tyre shëndetësore.

Agjencia tha se kishte identifikuar gjithsej 30 raste të rralla të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milion doza AstraZeneca të administruara deri më 24 Mars. Rreziku i lidhur me këtë dukuri është “shumë i vogël”, tha ajo.

Reklamë

Shefja e agjencisë tha se përfitimet nga AstraZeneca në parandalimin e infeksionit dhe ndërlikimet e tij e tejkalojnë çdo rrezik dhe publiku duhet të vazhdojë të marrë vaksinën.

Shqetësimet për vaksinën AstraZeneca i kanë shtyrë disa vende duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Hollandën për të kufizuar përdorimin e saj tek njerëzit e moshuar./Voa

Vazhdo të lexosh

Reklamë