E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania akuzon shërbimin sekret ushtarak rus “GRU”

Britania e Madhe akuzon shërbimet sekrete ushtarake ruse, se kanë zhvilluar sulme kibernetike kundër institucioneve politike dhe sportive, sipërmarrjeve dhe medias në të gjithë botën. Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, gjatë një interviste, tha se Rusia me shërbimet e saj të inteligjencës, po tenton të dëmtojë stabilitetin ndërkombëtar.

 

“Kjo lloji sjellje tregon për dëshirën e tyre që të operojnë pa marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare apo normat e vendosura dhe të veprojnë me një ndjenjë pandëshkueshmërie dhe pa marrë parasysh pasojat. Mesazhi jonë është i qartë. Bashkë me aleatët tanë, ne do të zbulojmë dhe do t’i përgjigjemi përpjekjeve të GRU-së për të dëmtuar stabilitetin ndërkombëtar”.

 

Reklamë

Ministri tha se Qendra Kombëtare e Mbrojtjes Kibernetike, ka arritur të përcaktojë se inteligjenca ruse fshihet pas shumë sulmeve të kryera në botë, që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.

 

Edhe pse më pak e njohur se KGB, drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm rus, sipas ministrit britanik, dyshohet se ka agjentë anembanë globit dhe se struktura, numri i personelit dhe financimi i saj janë sekrete shtetërore.

 

Më herët, kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se oficerët e agjencisë se njohur me emrin GRU qëndrojnë pas helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë