E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britania akuzon Rusinë për sulmin me armë kimike

Aleatja e SHBA, Britania, bën përgjegjëse Rusinë për viktimat e sulmit me armë kimike të ndodhur pak ditë më parë në Siri, që çoi në sulmin amerikan me raketa ndaj bazës siriane.

 

Reklamë

Në një intervistë për gazetën “Sunday Times”, sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi se Kremlini eshte përgjegjës, si mbështetësi kryesor i regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad dhe sepse krimi ndodhin nën mbikëqyrjen e tij.

 

Ai tha gjithashtu se Siria ka nevojë për një qeveri, ku Assad të mos luajë asnjë rol. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ambasadorja amerikane në OKB në një intervistë për CNN.

 

“Nuk ka një opsion që të ketë zgjidhje politike me presidentin Assad në krye të regjimit. Nëse shihni veprimet e tij, situatën, është e vështirë të kesh një qeveri të qëndrueshme dhe paqësore me të”.

 

Sulmi me raketa ndaj bazës siriane ka përkeqësuar raportet e Rusisë jo vetëm me SHBA, por edhe me Britaninë. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson anuloi një vizitë në Moskë, ku do të takohej me homologun e tij.

 

Ministria e Jashtme ruse reagoi duke thënë, se ngjarjet në Siri nuk po kuptohen dhe se ky vendim absurd tregoi se ka shumë pak për të fituar nga bisedimet me Britaninë, që ka pak ndikim në bote.

 

Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit Tillerson do ta vizitojë Moskën javën e ardhshme sipas parashikimit. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus Lavrov, i cili tha se sulmi ndaj një vendi, qeveria e të cilit lufton ekstremistët, përbën kërcënim për rajonin dhe sigurinë globale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë