E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Britani, rikthehet frika për sulme, kapet 27-vjeçari me thika

A man is led away by police in Westminster after an arrest was made on Whitehall in central London, Britain, April 27, 2017. REUTERS/Toby Melville

Frika e sulmeve terroriste është rikthyer në kryeqytetin britanik Londër. Një 27-vjeçar është arrestuar pranë ndërtesës së Parlamentit, pasi në një çantë shpine që kishte me vete, iu gjetën disa thika. Besohet se ai do të kryente një sulm pranë Westminsterit. Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po merret në pyetje nga forcat e antiterrorit. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Policia njoftoi më pas se nuk ka rrezik për publikun. Siguria ne qendër të Londrës mbetet e lartë që pas sulmit terrorist të 22 marsit, ku mbetën të vrarë katër persona dhe një polic, përpara se autori i sulmit të ekzekutohej nga policia.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë