E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Brigitte godet me shuplakë Emmanuel Macron para kamerave? Momenti i sikletshëm bëhet viral (VIDEO)

Një incident i papritur u kap në kamera me mbërritjen e Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoi në Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azi.

Kur dera e avionit u hap, kamera tregoi siluetën e Emmanuel Macron.

Në atë moment, Brigitte Macron, bën një lëvizje, e cila në dukje ngjan me një shuplakë.

Emmanuel Macron është dukshëm i befasuar, por arrin të gjejë ekuilibrin dhe të përshëndetë të pranishmit, siç dikton protokolli.

Çifti presidencial zbret shkallët. Presidenti francez, siç e ka zakon, ia zgjat dorën gruas së tij.

Por Brigitte Macron refuzon t’ia japë dhe mbahet pas kangjellave të shkallës së palosshme, duke ngritur pyetje rreth asaj që ka ndodhur mes tyre.

Videoja, natyrisht, ka qarkulluar që atëherë në internet.

Elise flet për ngacmime miqësore.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit foli për një grindje të zakonshme midis çifteve.

Shoqëria e Macronit vazhdoi më pas me një version të ri, duke komentuar se ishte një moment “kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit, duke luajtur”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë