E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Brexit/ Parlamenti ndalon Johnson që të largohet pa marrëveshje nga BE

Qeveria e kryeministrit britanik Boris Johnson hoqi dorë mbrëmjen e të mërkurës nga përpjekjet në dhomën e sipërme të parlamentit për të bllokuar projektligjin që synon të ndalojë vendin që të largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

 

Reklamë

Votimi i projektligjit i hap rrugë kryeministrit Johnson që të kërkojë nga BE një zgjatje prej tre muajsh për çështjen Brexit, nëse ai nuk arrin një marrëveshje deri në tetor me ligjëvënësit britanik.

 

Johnson ka deklaruar se ai vetë është kundër një tjetër zgjatjeje të afatit ndërsa ka shprehur gatishëmrinë për ta nxjerrë Britaninë pa marrëveshje nga BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë