E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 24 minuta më parë
Bota

“Brexit”, May vazhdon punën për shkëputje nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May dhe ekipi i saj i ministrave kryesorë ranë dakord të vazhdojnë përgatitjet për rrezikun e largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

 

Zëdhënësi i May, është shprehur se pas arritjes dje të një marrëveshjeje për shkëputjen nga Bashkimi Evropian, tashmë do të përballen me procesin e vështirë për të bindur kritikët e saj dhe për ta kaluar marrëveshjen në Parlament.

 

Reklamë

Ndërkohë pritet që kryeministrja May të bëjë një deklaratë në parlament këtë të hënë për të bindur ligjvënësit ta miratojnë marrëveshjen.

 

Pastaj ajo do të presë në selinë e qeverisë 100 udhëheqësit më të rëndësishëm të biznesit britanik, të cilët do t’i informojë mbi rezultatet e arritura me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërkaq që ata do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë