E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Breshëri plumbash lokalit, biznesi në pronësi të Mond Vogës, me precedentë penalë

Lokali i Mond Vogës, që dikur ka qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, është sulmuar gjatë natës me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarjen e ka kallëzuar në polici vetë pronari i lokalit që ndodhet në Krastë të Krujës.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale.

Reklamë

Në vendngjarje dallohen edhe shenjat e plumbave në xhamat e lokalit deri në banak.

Autorët e armatosur mësohet se kanë qëlluar nga rruga nacionale Krujë Fushë-Krujë në drejtim të lokalit dhe hotelit që ndodhet mbi të, ndërsa grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes 15 gëzhoja.

Reklamë

Voga është një personazh i njohur për policinë. Ai ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, të cilit në vitin 2019 iu bë atentat duke qenë nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, i njohur si Rumi i Shijakut. Ndërkohë, Ndoja kandidoi këtë vit nën siglën e PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe u zgjodh deputet.

Në vitin 2017, Vogës i është vendosur një sasi eksplozivi në lokal. Ndërsa në vitin 2018 ai është akuzuar si  një nga personat që ka dhunuar avokatin Ilia Ilia në Durrës. Po ashtu, Voga është arrestuar në janar 2020 nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje, pasi udhëtonte me një mjet të blinduar dhe me fenelina. Ndërsa në çantë një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

Pronari i lokalit ka qëndruar i rezervuar gjatë marrjes në pyetje, pa dhënë detaje apo dyshime mbi autorët e mundshëm. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista.

Një ndër pistat kryesore që po shqyrtohet lidhet me një konflikt për çështje pronësie, megjithatë nuk jepen ende detaje të plota. Autorët dyshohet se kanë dalë nga zona e pyllëzuar dhe kanë qëlluar në drejtim të lokalit, ndërsa mbanin kapuçë në kokë për të fshehur identitetin.

Pas atentatit, ata janë larguar në këmbë në drejtim të pyllit, por nuk përjashtohet mundësia që më pas të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar me automjet. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, me qëllim identifikimin e autorëve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë