E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Breshëri dronësh ndaj Ukrainës, shtatë të vrarë nga sulmet e fundit, mes tyre edhe një fëmijë

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga goditjet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmet shënjestruan rajonet e Harkivit, Sumit, Çernivihit, Odesës dhe Donjeckut, por edhe Kievin, duke mos kursyer jetën e qytetarëve, mes tyre edhe një fëmijë 5-vjeçar.

Reklamë

Moska ka lëshuar 147 dronë në të gjithë vendin, sipas Forcave Ajrore ukrainase. Mbrojtja ajrore ka rrëzuar 97 dronë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë edhe më shumë presion Rusisë.

“Kërkohen zgjidhje të reja dhe presion ndaj Moskës për të ndalur këto sulme dhe këtë luftë. Nevojiten vendime të reja ndaj Moskës për t’i dhënë fund këtyre sulmeve. Ne duhet të forcojmë Ukrainën dhe ushtrinë tonë me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje reale. Falënderoj të gjithë partnerët që e kuptojnë këtë dhe vazhdojnë të mbështesin Ukrainën,” tha Zelensky.

Po ashtu, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas gjatë natës. Nga sulmet, një person u vra, si dhe u shkaktuan dëme materiale.

Këto sulme të njëpasnjëshme vijnë ndërsa dy vendet pritet të mbajnë nesër bisedime me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, për një pezullim të sulmeve me armë me rreze të gjatë veprimi ndaj ndërtesave të energjisë dhe infrastrukturës civile.

Sakaq, Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka konsideruar negociatat me Uashingtonin të vështira, ndërsa ka theksuar se fokusi “kryesor” i Moskës do të ishte një rifillim i mundshëm i një marrëveshjeje për të siguruar lundrim të sigurt për anijet tregtare në Detin e Zi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë