E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Breshër në formën e koronavirusit në Meksikë, vendasit e shohin si një shenjë nga Zoti

Breshër në formë koronavirusi ka rënë në Meksikë. Për meksikanët, ky fenomen mund të jetë një shenjë nga Zoti për të qëndruar në shtëpi.

Kalimtarët në komunën e Montemorelos publikuan pamje të copave të akullit në formën e koronavirusit në rrjete sociale.

Jose Miguel Vinas, një meteorolog dhe konsulent për Organizatën Botërore të Meteorologjisë tha se forma e breshërit të rënë është normale dhe nuk shihte asgjë të jashtëzakonshme.

“Zoti na dërgoi breshër në trajtë koronavirusi për të na kujtuar që duhet të qëndrojmë në shtëpi”, shkruante një komentues, ndërsa disa të tjerë e konsideronin si  “mesazh të koduara nga krijuesi ynë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë