E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Brenton Tarrant, terroristi i Zelandës del përpara Gjykatës

I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas orës lokale në Zelandën e Re.

 

Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera. Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e radhës. Edhe dy të tjerë janë në paraburgim.

 

Reklamë

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe ishte pajisur me licencë për mbajtjen e tyre. Ajo paralajmëroi se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.

 

Kryeministrja bëri me dije se makina e të dyshuarit ishte plot me armë, duke theksuar se atentatori kishte për qëllim vazhdimin e sulmit. Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, ajo tha se i dyshuari kishte marrë një licencë në nëntor 2017 që i lejonte atij të blinte armë.

 

Brenton Tarrant, kishte planifikuar sulmet prej disa muajsh megjithatë ai nuk ishte në asnjë listë policore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë