E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Brenda mandatit do të zgjidhë hallet e qytetarëve”, Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”

“Denonco Kadastrën” do të jetë dritarja më e re e shërbimeve në platformën Shqipëriaqëduam.al.

Kryeministri Edi Rama thotë se Revolucioni Digjital i Kadastrës brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve.

Sipas tij, Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë

“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë
“Denonco Kadastrën” këtu  http://www.shqiperiaqeduam.al“, shkruan Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë