Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për...

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania:...

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një...

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re...

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshme! Zoti...

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për aksidentin e...

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër viktima dhe...

Bregu: Mbështetja e qyteteve per transformimin në mjedise urbane miqësore dhe të avancuara nga aspekti digjital, është e domosdoshme

12 Tetor 15:11

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Rrjetin e Asociuar të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) kanë organizuar sot në Tiranë Forumin e parë të Vetëqeverisjes Vendore me temë “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities”.

 

“Nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, në mes të diskutimeve të rivitalizuara për integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në BE, e për planin e guximshëm për ringritjen ekonomike, por edhe pas krizës së zgjatur energjetike – është një mundësi e mirë, në kohën e duhur, për t’i hapur rrugën lokalizimit dhe decentralizimit të zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky Forum, në bashkëpunim edhe me forumin e shoqërisë civile që iniciuam në fillimi të këtij viti, mund të jetë një nxitës I mirë për përkthimin e strategjive globale dhe rajonale në veprime konkrete lokale” – tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj të hapjes.

 

Forumi “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities” shënon fillimin e një dialogu të strukturuar rajonal midis Vetëqeverisjeve Lokale nga Ballkani Perëndimor, me synimin për të nxitur zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, në nivel lokal.

 

“Qytetet janë të parat që ndeshen dhe ndjejnë ndikimet mjedisore, nga ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Ato konsumojnë më shumë se 65% të energjisë së botës dhe janë përgjegjës për mbi 70 % të emetimeve globale të karbonit. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon ndryshime thelbësore në infrastrukturën tonë urbane, sistemet e transportit dhe burimet e energjisë, të cilat janë përpjekje komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj është e domosdoshme që qytetet dhe rajonet të mbështeten në përshpejtimin e tranzicionit të tyre drejt krijimit të mjediseve urbane miqësore me ambjentin dhe digjitale. Forumi dhe diskutimet që do të zhvillojmë këtu kanë si synim forcimin e përpjekjeve tona kolektive për inovacion dhe përmirësim. Bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, angazhimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe rininë tonë të talentuar sipërmarrëse, mund të sjellë ekspertizë dhe burime të ndryshme në tryezë, dhe të ndihmojë rajonin tonë të kalojë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe dixhitale”, përfundoi Bregu.

 

Krahas znj.Bregu, fjalën e hapjes e mbajtën Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor të Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Mehmet Ergün Turan, President i NALAS dhe Kryetar i Bashkisë Fatih, Stamboll dhe Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bregu Qytete Rajon

Nga e njëjta kategori

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një tragjedi e vertetë!

më shumë...

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

më shumë...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që ju skualifikojnë nga programi

më shumë...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re e qeverisë?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po...

10:22

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane...

9:44

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në...

9:11

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi...

8:42

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy...

8:27

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes...

8:00

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më...

7:39

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e...

7:31

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për...

6:50

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër...

6:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti...

6:33

Sulmohet një anije që transportonte mallra me...

6:22

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve...

6:06

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në...

5:51

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV,...

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.