Subscribe

Në pjesën e parë të emisionit “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është diskutuar në studio për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.

I ftuar në studio gazetari Sokol Bregu u shpreh se pa marrë parasysh se çfarë ndodhi sot në Këshillin e Mandateve apo çafrë ndodh në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët duhet të dinë se ata që krijuan SPAK-un duan të largojnë Berishën.

Ai theksoi se Berisha duhej të ishte larguar nga politika, jo vetëm për çfarë akuzojhet sot, por për dhe akuzat që janë në drejtim të familjes së tij.

“Është dikush që do ta largojë nga politika. Kush do? Ata që mbështetën Reformën në Drejtësi. A duhet të largohet? Për mua po. Ka një proces të gjatë për Berishën, për të dhe familjarët e tij. A duhet ta marrë opozita këtë proces të zotit Berisha? Unë them që jo”, u shpreh Bregu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *