Pagesat e punonjësve po hasin në vështirësi nga më të ndyshme, e disa prej problemeve u publikuan këtë të hëne edhe nga “Biznes Albania”.

Kreu i shoqatës, Luan Bregasi shprehet se biznesi ende nuk ka përfituar nga garancia sovrane për të marrë pagat e punonjësve.

Në një lidhje skype me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Bregasi shprehet se qeveria nuk ka marrë asnjë lloj riksu sa i përket dhënies së kredive, ndërsa i ka kërkuar që ta rishikojë protokollin me bankën. Sipas tij, bizneset ndodhen në kushte të vështira, pasi pandemia e “frikëson” më shumë bankën për të dhënë kredi.

 “Biznesi i kërkoi mbështetje qeverisë. Qeveria ka shprehur vullnetin pëmres garancive sovrane. Ne kemi bërë me dije që të dyja garancitë ende nuk janë lëvruar nga bankat, dhe biznesi ende nuk ka përfituar. Garancia sovrane për të marrë pagat e punonjësve, ka një protokoll mes bankës dhe qeverisë. Ne kemi kërkuar që qeveria duhet ta rishikojë protokollin me bankën sepse në një nga pikat e saj thotë se riskun për dhëninen e kredisë për pagën e punonjësve e ka banka. Që do të thotë se jemi në kushtet si para pandemisë, madje në kushte më të vështira, sepse pandemia e tremb më shumë bankën për të dhënë një kredi të re. Pandemia e ka rritur rriskun e kompanive. Qeveria nuk ka marrë asnjë lloj rriksu sa i përket dhënies së kredive, që do të thotë se i ka lënë me kompetencë të plotë bankës. Banka nuk ka bërë të mundur që kompanitë të përfitojnë kreditë e para për pagat”.

Për Bregasin, qeveria duhet ta garantojë bankën që do të mbajë përgjegjësi edhe në rast të një rreziku të mundshëm.

“Në dijeninë time kanë bërë shumë kompani aplikime, por nuk janë lëvruar pagat. Jemi në fazën e aplikimeve. Problemi është që së pari është një praktikë e re, protokoll i ri që shteti bën garantin. Por shteti duhet të garantojë bankën që edhe në rast të një rreziku të mundshëm të mbajë përgjegjësi për këtë gjë.”

Mes të tjerash, Luan Bregasi i bën thirrje qeverisë që të aplikojë një paketë të re për të gjitha kompanitë e goditura në COVID-19.

“Ne kemi krijuar përshtypjen që qeveria e ka mbyllur procesin sa i përket ndihmës dhe asistencës për biznesin. Ne kemi kërkuar një paketë të re për të gjitha kompanitë e goditura nga Covid-19, prodhimi, fasonët, kompanitë e shërbimeve të ndryshme. Kemi kërkuar që shtetit të mos e konsideroje të mbyllur punën e vet këtë gjendje me dy paketat e para, të shohë mundësitë për të aplikuar një paketë rë re me likuiditete, me kredi të shpejta, pa interesa, me terma afatgjate, për ta ndihmuar sipërmarrjen. Hapja në mënyrë graduale e ekonomisë është një gjë shumë e mirë, por duhet të shpejtohen masat që biznesi të ndihmohet me kapital qarkullues, që të ketë mundësi që të rifillojë aktiviteti i ndërmarrjeve tashmë prej 2 muajsh të ndalura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *