Brazili eshte fitues i Kupes se Amerikes për here të 9 ne historine e tij . Ne “Marakana” te Rio de Janiero, “Selecao” mundi ne finale Perune me rezultatin 3-1.

Skuadra e Tite kaloi e para në avnatazh me anë të një goli të shënuar nga Gabriel Jesus  në minutën e 15 pas një pasimi të dhënë nga Everton.

Por goli i pesuar duket sikur i dha akoma me shume forca Peruse qe ne minuten e 42 ktheu gjithcka ne barapeshe .

Pas nje topi te prekur me dore ne zone nga Tiago Silva gjyqtari kryesor akordoi nje penallti te cilen e ktheu ne gol Guerrero .

Por  Gabriel Jesus nuk lejoi që ekipet të shkonin në baraspeshë në dhomat e zhveshjes duke shfrytëzuar një gabim të Zambranos e duke shënuar sërish.

Në pjesen e dyte vendasit duket sikur e kishin ndeshjen nen kontroll duke administruar rezultatin por ne minuten e 70 dalja me te kuqe e Gabriel Jesus nderlikoi situaten .

Gjithsesi Brazili është një mur i vërtetë në zmbrapsjen e aksioneve te kundershtarit , Tite freskoi skuadrën me Richarlison dhe Militao ndersa ne minuten e 90 erdhi dhe goli i sigurise .

Everton u pengua ne zone , ndersa nga pika e bardhe Richarlison sigloi shifrat 3-1 me “Marakana” qe mori frymë e lehtesuar duke larguar fantazmat e se kaluarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *