E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Brazili mund Kolumbinë dhe kualifikohet për në Kupën e Botës

Brazili u be skuadra e pare e grupit Amerikano-jugor që u kualifikua në Botëorin e Katar 2022.

 

Skuadra e Tite siguroi matematikisht kete objektiv madhor, me nje tjetër ndeshje të bukur dhe spektakolare përballë Kolumbisë.

 

Reklamë

Selecaos i mjaftoi një gol i Lukas Paqueta për të mundur Kolumbianët në shtëpi ndonëse ushtroi presion për 90 minuta.

 

Loja e bukur është në ADN-në e brazilianëve qe edhe këtë herë nuk munguan me klasin e tyre që në minutat e para.

 

Protagonist u bë futbollisti i Paris Sen Zhermen që përvec asist të golit, u vecua disa herë për mosmarrëveshjet me arbitrin kryesor.

 

20 minuta nga fundi paketa vulosi gjithcka dhe  rrëmbeu fitoren e 11 ne 12 ndeshje oer kombëtaren e tij.

 

Përtej kësaj Selecao-t ja dolën të realizonin një fazë të shkëlqyer grupesh duke blinduar vendin e parë në grup që në duelet e para.

 

Brazili shkoi në kuotën e 34 pikëve, 9 nga Argjentina e vendit të dytt dhe siguron kështu pjesëmarrjen e 22-të në Kupën e botës.

 

Në ndeshjet e tjera Kili mundi minimalisht Parguajin ndërsa Peru shkatërroi Bolivinë me rezultatin final 3-0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë