E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Brazili fiton sërish, Argjentina ndalet në barazim në Kolumbi

Brazili regjistroi fitoren e radhës në kualifikueset e Katar 2022 . Selecao mundi 2-0 Paraguajin në ndeshjen e gjashtë të këtij turneu.

 

Skuadra e Tite nisi gjithcka në mënyrën më të mirë pasi Nejmar zhbllokoi rezultatin vetëm pas  katër minutash lojë. Pas këtij goli , Brazili u kthye në mbrojtje duke u bërë një mur i pakalueshëm për  vendasit më këta të fundit që nuk kishin fuqi  për të ndryshuar fatet e lojës.

 

Reklamë

Për këtë arsye në minutën e 93,  Brazili shënoi dhe golin e dytë me ish-futbollisti e Milanit , Lukas Paketa, që vulosi dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide me shifrat 2-0. Një sukses tërëisht i merituar për Brazilin  që ruan vendin e parë dhe  thellon dhe më shumë diferencën  në gjashtë pikë me Argjentinën e vendit të dytë. Kjo e fundit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kolumbisë. Pjesa e parë foli e gjitha për Argjentinën që shënoi 2 gola  brenda pak minutash .

 

Fillimisht me Romero dhe pak minuta më vonë  me Paredes. Mirëpo vendasit u kundërpërgjigjën në të dytën.

 

Muriel dhe  Borja i mohuan festën argjentinasve që pas 6 ndeshjes e shohin veten në vendin e dytë me 12 pikë dhe Kolumbia mbetet  e pesta me tetë pikë. Në ndeshjet e tjera , Venezuela -Uruguaji u mbyll pa gola ndërsa Kili barazoi 1-1 me Bolivinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë