Sekretarja e Brendshme  e Britanisë  se Madhe Suella Brevarman ka kërcënuar me burg  avokatët  të cilët  sipas saj ndihmojnë azilkërkuesit  në mënyre të paligjshme.

 

Duke folur për nevojën që Britania të shihet si një “mjedis armiqësor” për azilkërkuesit, sekretarja e  Brendshme  theksoi se ata që paraqesin pretendime të rreme për azil në emër të emigrantëve të paligjshëm duhet të burgosen.

 

SUELLA BRAVERMAN

 

SEKRETARE E BRENDSHME BRITANIKE

 

“Këta të ashtuquajtur avokatë të emigracionit, të cilët janë ekspozuar  fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë, si të luajnë me sistemin tonë, si të luajnë me rregullat tona, ata po mashtrojnë popullin britanik. Kam punuar vetë si avokate  para se të isha deputete dhe e di se me çfarë kemi të bëjmë në këtë rast.”

 

Më tej, Braverman tha se do të ketë pasoja për të gjithë ata që thyejnë rregullat.

 

SUELLA BRAVERMAN

 

SEKRETARE E BRENDSHME BRITANIKE

 

“Ne kemi tashmë ligjet në fuqi, me anë të të cilave nëse po ndihmoni një nuk do të bëjmë  një sy qorr, por në fakt do të jemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona.”

 

Sekretarja e brendshme britanike i bëri këto deklarata pas lajmit  se bandat po u ofrojnë kriminelëve mundësinë për të shkuar në  Britani me një  çmim prej 2500 paund.

 

Ndërkohë, qeveria britanike po ashtu prezantoi këtë të hënë një paketë masash kundër emigrantëve. Këto masa përfshijnë punëdhënësit dhe pronarët e banesave që japin me qira shtëpitë. Nga sot nëse një punëdhënësi i kapet i punësuar një emigrant ilegal gjoba nga 10.000 paund shkon në 45.000. Sakaq pronarët e shtëpive duhet të kontrollojnë nëse qiramarrësit kanë leje qëndrimi apo jo në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *