Subscribe

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dha lajmin e mirë për të moshuarit që kanë bërë vaksinën anti-COVID. Ai publikoi në rrjetet sociale një studim shkencor të kryer në Lazio, ku tregohet se kanë rënë shtrimet spitalore në moshat e treta, pas vaksinimit.

 

Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve  të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19,  krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh. Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me  cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e  incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

 

Gjatë këtij studimi, u mbajtën nën vëzhgim pacientët nga rajoni i Lazios që kishin marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer ose Moderna.

 

Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar.

 

Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

 

“Në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh  shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh”, tha Skënder Brataj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *