E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin “Tuneli-Morinë”, në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, në muajin mars të vitit 2023, i riu braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë.

Këta shtetas synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe i shkëmbimit të tyre me strukturat e Policisë së Kukësit, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve e DVP Shkodër, lokalizoi në Shkodër, kapi dhe vuri në pranga shtetasin F. L., 21 vjeç.

Reklamë

21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë