E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braimllari: Rama ushtar i krimit, qeveria e tij ilegjitime

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se përgjimet e dala nga BILD, të cilat janë përgjime zyrtare të prokurorisë vërtetuan se Edi Rama nepermjet strukturave te krimit te organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon voten e qytetareve.

Drejtuesi i LSI shton në reagimin e tij në facebook se qeveria e Edi Rames eshte ilegjitime, buroi nga deformimi i votes nepermjet strukturave kriminale.

 

Edi rama eshte i marre peng nga krimi i organizuar dhe sot Shqiperia drejtohet nga nje ushtar i krimit.Deputete, kryetare bashkie, kryetaret e partise, drejtoret, punonjes te administrates, jane te emeruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vertetuar nga pergjimet zyrtare te prokurorise. Sot qytetaret, jane te vendosur te godasin sistemin kriminal me te cilin Edi Rama po drejton vendin. 
Qeveria ilegjitime e Edi Rames, lidhja e tij me krimin e organizuar, legjitimon cdo veprim qytetar kunder Edi Rames dhe sistemit te tij.

Deri tani kane reaguar per pergjimet e nxjerra nga BILD,  disa zyrtare te LSI, por ende drejtuesja e kesaj force politike Monika Kryemadhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë