E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Politikë

Braho-Metës: Ke rënë moralisht në sytë e opinionit dhe ndërkombëtarëve

Në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, deputeti Spartak Braho u shpreh se Presidenti ka rënë moralisht në sytë e opinionit, politikës dhe ndërkombëtarëve.

 

Veç shkeljes së Kushtetutës, Spartak Braho kërkon që në raport të përfshihet edhe një tjetër konstatim.

 

“Presidenti nuk është garant i Kushtetutës. Ai ka thënë unë jam i vetmi që garantoj zbatimin e Kushtetutes dhe kjo nuk është e saktë. Ky Presidenti ka rënë moralisht, ky është një përfundim sa logjik aq edhe i kuptueshëm dhe i pranueshëm për opinionin. Ai ka rënë në sytë e politikës, në sytë e ndërkombëtarëve. Nuk ka fuksionuar si president për disa arsye.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë