Kanë kaluar shumë vjet që kur Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë. Mirëpo, që prej asaj kohe janë përfshirë në procese te gjata për betejën e tyre ligjore për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

 

Së fundmi, Brad Pitt po sfidon fitoren e fundit të Angelina Jolie-s në këtë çështje.

 

Aktori argumentoi se aktorja Jolie nuk duhet të merrte kujdestarinë e fëmijëve të çiftit, për shkak të një gabimi administrativ nga një gjyqtar i përkohshëm.

 

Us weekly raporton se vendimi mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme të shtetit.

 

Brad Pitt fitoi për herë të parë kujdestarinë e përbashkët çiftit në muajin maj. Në vitin 2016, Angelina paraqiti kërkesën për divorc me arsyen e dallimeve të papajtueshme. Megjithatë, në fillim këtij viti u raportua se shkaku i vërtetë kishin qenë dyshimet se Brad kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre Madoxx. Veç tij, çifti ka dhe pesë fëmijë të tjerë./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *