Zv.kryeminstri Erion Braçe akuzon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin se po përdorin minorenët për të marrë pjesë në krimet e tyre politike.

 

Sipas tij, ata po përdorin adoleshentët për pushtetin dhe pasurinë e tyre. Këta politikanë, shprehet Braçe, fëmijët e tyre i mbajnë jashtë shtetit, jo si emigrantë, por si pasanikë, duke u dhënë edhe “biznese që i kanë ngritur me lekë të vjedhura nga shteti”.

 

“BERISHA, BASHA, META, META2, SI BOSET E CAMORES ME FEMIJET! DALLIMI KRIMINAL MES FEMIJEVE TE TYRE DHE FEMIJEVE TE DHUNES! Dy krime te perbindshme me femijet: I pari, ju kane mundur prinderit deri ne poshterim, me pushtetin dhe pasurine e tyre te pashoqe; Keta te katert te pushtetshem, te pasur-shume te pasur, me nje jete mes luksit e te mirave per vete, familjet biologjike dhe klientet e tyre politike e te biznesit; Prinderit e femijeve te pamundur, perhere te pamundur; JO PREJ NDONJE GARE, KONKURENCES MES MUNDESISH TE BARABARTA, DIJESH, PROFESIONALIZMI! JOOOO! VETEM PERMES PUSHTETIT, KORRUPSIONIT, KRIMIT!

I dyti, ju marrin femijet e mitur, keta femije dhe, i perdorin ne kete krim prej tre ditesh ne nje aksion fashist urrejtjeje e dhune mbi cdo gje publike, te perbashket, infrastrukture e sherbime, por edhe mbi te ndryshmin! Boset e Camorres ne Scampia, keshtu i perdorin femijet! A e kuptoni sa te poshter jane; Femijet e tyre i mbajne jashte shtetit, medemek per shkollim por te cilin se mbarojne kurre, pra per te jetuar jashte ketij vendi por kurre si emigrante, si pasanike, femijet e tyre i kane bere me biznese, madje ekskluzive kurre prej aftesive por prej favoreve te pushtetit; me ato biznese kane vjedhur pasuri te shtetit e te te tjereve, privateve shqiptare e te huaj, me ato biznese kane poshterruar e vrare prinder te femijeve e femije te tjere; Kurse femijet e prinderve te mundur keshtu, i marrin e i perdorin per pushtetin e tyre, per te mundur e poshterruar te tjere prinder, per tu pasuruar edhe me shume, meritmin kur vidhnin per tu pasuruar e vritnin prinder “kokepalare” per te mbrojtur pasurine e tyre e te super femije te pasur! Poshtersi me te madhe se kjo nuk ka! Krim me te ndyre mbi femijet nuk ka”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *