Braçe nuk i ndahet Bashës: Je njeri pa karakter, çdo gjë e bën me hile

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka vijuar sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas publikimt të një fotoje të këtij të fundit, teksa shfaqet duke udhëtuar me makinë pa vendosur rripin e sigurimit.
Braçe u shpreh se lideri demokrat drejton automjetin pa patentë, pasi i ka skaduar patenta që në vitin 2016 dhe nuk e ka rinovuar që prej asaj kohe.
Ai e konsideron një njeri pa karakter dhe të papërgjegjshëm.
“Të ngasesh makinen pa patente, nuk eshte njesoj si te gatuash pa ditur! Qarkullimin ne rruge e rregullon ligji; Nese shkel ligjin paguan! Gatimi ne shtepi nuk eshte i tille; Nese gatuan nje gje te shpifur, thjesht nuk ta ha kush, porosit diku e ha ate. Por te dyja puqen ne nje pike; Tek BESIMI! Besimi vjen nga karakteri! Ate ose e ke, ose nuk e ke! Lulzim Basha eshte nje njeri pa karakter! Cdo gje e ben me sikur, me gjasme, me hile, sic ketu duke “gatuar”! Por jo vetem kaq, e ben dhe nuk i del per zot, nuk merr pergjegjesi, nuk mban pergjegjesi, te shet! Burre lind, nuk behesh! Eshte ceshtje karakteri, jo gjatesie!”




