Zv.kryeministri Erion Braçe ka falenderuar të gjithë ata qytetarë që kanë votuar Partinë Socialiste.

 

Përmes një postimi në rrjetet socialie, Braçe u shpreh se çdo votë që i është besuar PS-së është e pastër dhe  kurrë e blerë.

 

Më tej, në mesazhin e tij, ai shtoi se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

 

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje. Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere! Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi, vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat, Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *