Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar me tone të ashpëra ndaj opozitës në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Nga foltorja, Braçe duke iu kunërpërgjigjur akuzave të opozitës, e akuzoi këtë të fundit se vrau në bulevard katër njerëz të pafajshëm pa vetëgjyqësi.
Braçe tha se ai së bashku me disa deputetë të tjerë i janë futur politikës vetëm prej dhunës barbare që opozita ka ushtruar në zgjedhje.
Duke i cilësuar si pisa, zv/kryeministri u kërkoi që të mos i zënë në gojë socialsitët pasi, sipas tij, krimet barbare me bandidtë që dilnin nga burgjet e kanë përndjekur opozitën gjatë gjithë kohës.
“Në këtë sallë Ruci, Rama, Majko, Braho, Cela, Xhelili, Angjeli, Xhakolli, Xhafaj, Balla, Xhevit Bushi, Bare, Ulqini, Fino, Risto, Qefalia, Edi Leka, Ismet Beqiri, Nasufi, Bushati, Pellumbi, Xhindi dhe unë, kemi hyrë në politikë nga dhuna barbare politike nga regjimi dhe pastaj nga cikli tjetër i dhunës të gjithë deputetët e tjerë kanë hyrë përmes dhunës barbare në zgjedhjet e vitit 2009. Do doja që të lusja të gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit të marrin kurajon dhe ti drejtohen socialistëve të ndershëm. Qepeni! Krimet barbare me banditë që dilnin nga burgjet që i kanë ndjekur prapa këta njerëz këtu. Ju që përmendi SPAK dhe BKH duhet të jepni përgjegjësi. Ju pushkatuat pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard. Krimet elektorale që nga viti 1992 ju bëjnë që të largoheni. Basha do t’ju marrë bizneseve 0,5% të fitimit në vit me planin e tij”





